Sekretari organizativ i PS-së dhe njëherësh deputeti Blendi Klosi ka mbërritur në seancën e sotme në Kuvend me biçikletë.

Ish-ministri i Turizmit është fotografuar teksa bën hyrjen perimetrin e Parlamentit me dyrrotak, ndërkohë që e ka parkuar atë të pa lidhur para portës nga ku dikur hynin mediat.

Biçikleta e Klosit sipas një kërkimi në faqet online nuk ka ndonjë kosto të lartë, ajo kushton rreth 500 euro.

Deputeti i parë që ka shkuar në Kuvend me biçikletë ka qenë Dashamir Peza, ndërkohë që se fundmi, deputeti i listave te PD-se, Selemi Jenisheri beri bujë me biçikletën e tij ngjyrë pink!