Arrestohet në Korenë e Jugut një nënë që akuzohet se vrau dhe copëtoi fëmijët e saj në Zelandën e Re.

“Unë nuk e bëra atë”, i ka thënë ajo vazhdimisht policëve, pasi ata e arrestuan në orën 1 të mëngjesit të së enjtes në Ulsan, Koreja e Jugut.

Ishte një familje që bëri zbulimin e tmerrshëm dhe të frikshëm të trupave të fëmijëve të vegjël, pasi fituan valixhet në ankand më 11 gusht në Auckland të Jugut, Zelandën e Re.

Vrau dy fëmijët dhe i futi në valixhe, nëna mohon akuzat:

Sipas policisë, 7-vjeçari dhe 10-vjeçari janë vranë në vitin 2018. Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Policisë së Seulit konfirmoi të enjten se në grua 42-vjeçare ishte arrestuar me dyshimin për vrasjen në fjalë. Gjithashtu u bë e ditur se policia e Zelandës së Re është duke punuar për ekstradimin e saj në vend.

“Policia arrestoi të dyshuarën në një apartament në Ulsan të enjten pasi mori informacion për vendndodhjen e saj dhe siguruan pamjet e kamerave CCTV”, ka thënë policia e Seulit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, fotografitë e të dyshuarës për vrasjen pas arrestimit të saj, tregojnë se ajo mbulon fytyrën me kapuç dhe vazhdimisht ka thënë: “Nuk e kam bërë unë”.