Ish-ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta.

Në një postim në rrjetin social “X”, ajo shkruan se kjo është reforma e drejtësisë, me të gjithë forcën e saj.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.