Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar e përdori konferencën e tij të parë për shtyp pas fitores dërrmuese për të dërguar një nga sinjalet e tij më të qarta të politikës së jashtme deri më tani.
Ai paralajmëroi se do të dorëzojë të arratisurit me lidhje politike që gjetën strehim nën qeverinë e Viktor Orban, përfshirë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe dy politikanë polakë që u është dhënë azil në Hungari.
“Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është një kriminel ndërkombëtar dhe nuk duhet të jetë në Hungari”, tha Magyar raportoi BGNES.
Ai kritikoi gjithashtu ashpër vendimin e qeverisë Orban për t’u dhënë azil politikanëve polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë me rastin e Gruevskit, i cili gjithashtu mori mbrojtje në Hungari nën Orban.
Magyar tha se Hungaria nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët ndërkombëtarë dhe theksoi se kjo vlen jo vetëm për politikanët polakë, por edhe për Gruevskin, të cilin ai e përshkroi si një kriminel të dënuar.
Ai shtoi se vendet e tjera evropiane duhet të ekstradojnë gjithashtu çdo kriminel politik hungarez që përpiqet të largohet jashtë vendit, në frymën e bashkëpunimit evropian.





