Futbolli francez është tronditur sërish nga dhuna, teksa tifozët e Marsejës dhe asaj të Onzhe u përleshën në fushë pas ndeshjes të mbrëmjes së djeshme e cila përfundoi me rrjeta të paprekura 0-0, e vlefshme për javën e 7 të Ligue 1.

Tifozët mik të Marsejës në “Stade Raymond Kopa” thyen një kordon sigurie dhe dolën në fushë pas rënies së trefishtë të bilbilit pas një barazimi pa gola.

Drejtuesit nuk arritën ta frenojnë situatën pasi grushtat u shkëmbyen me tifozët vendas të cilët gjithashtu kishin hyrë në fushë.

Një situatë kaotike kjo në futbollin francez sepse Marseja është hera e dytë që i ndodh ky incident pasi sulmuesi Paje u godit nga tifozët kundërshtar të Nisës dhe aty gjithçka u bë si në fushë-betejë.

Vlen të theksohet se e njëjta situatë u krijua edhe javën e kaluar në derbin verior midis Lensit dhe Lilës ku sërish protagonistë ishin tifozat e të dy palëve si në tribuna po ashtu edhe në fushën e blertë.