Policia po heton një çift i cili u filmua duke kryer akte seksuale në një tren në Angli.

Veprimi i turpshëm u bë viral pasi një bashkëpasagjer filmoi çiftin në sediljen pas tij, përpara se gruaja ta vinte re dhe t’i nxirrte gishtin e mesit dhe të postonte pamjet në Twitter.

Një zëdhënës i Policisë Britanike të Transportit tha për Daily Star: “Ne jemi në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale dhe po bëjmë hetime për të.

Kushdo që ka qenë dëshmitar i asaj që ka ndodhur ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë policinë.

Në klipin e momentit intim, i cili ka grumbulluar më shumë se 250,000 shikime në rrjetet sociale deri më sot, shihet një grua e shtrirë në sediljet dhe me kokën e një burri mes këmbëve.