Moment jo për Nuri Seferin që u mposht me nock-out që në raundin e parë nga rusi Murat Gassiev. Kur kishin mbetur më pak se 2 minuta pa përfunduar raundi i parë, Gassiev arriti që me një të djathtë të fuqishme të rrëzojë boksierin shqiptar.

Ndonëse Seferi arriti të ngrihej, megjithatë gjyqtari vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej. Për Seferin kjo ishte disfata e 10 në boksin profesionist, përderisa gjatë karrierës ka shënuar edhe 41 fitore.

Ndërkohë për Gassiev kjo ishte fitorja e 27 në boksin profesionist.