WASHINGTON– Presidenti amerikan Barack Obama ka zgjedhur senatorin John Kerryn për trashëgimtar të Hillary Clintonit në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, kanë njoftuar mbrëmë vonë televizionet amerikane CCN dhe ABC.
CNN është thirrur në burime nga Partia Demokratike, ndërsa Televizioni ABC për këtë lajm është mbështetur në “burime të sigurta”. Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
Kandidati presidencial në zgjedhjet e vitit 2004, kur kishte fituar George Bush, John Kerry (69) hero dhe i dekoruar nga lufta në Vietnam, pastaj luftëtar antiluftës, që nga viti 1985 është senator i Massachusettsit.