RUSI, 15 shkurt 2013 – Nisur nga shiu më i fundit i meteorëve që goditi Rusinë zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dimitri Rogozin, deklaroi se është i nevojshëm bashkimi i vendeve kryesore të botës me qëllim “parandalimin e pushtimit të Tokës nga trupa jashtëtokësorë”.

"Unë tashmë jam shprehur mëse një herë mbi nevojën e marrjes së një iniciative ndërkombëtare, në lidhje me krijimin e sistemit të paralajmërimit dhe parandalimit të afrimit të rrezikshëm me Tokën të objekteve me origjinë jashtëtokësore", – deklaroi Rogozin.  

Siç theksoi zëvendëskryeministri rus, ajo që ndodhi sot në rajonin e Uralit rikonfirmon edhe njëherë rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje.

“Aktualisht as Rusia dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të goditur objekte të tilla”,- u shpreh Dimitri Rogozin.