Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolute, e cila autorizon dërgimin e forcave ushtarake ndërkombëtare në Mali për të ndihmuar ushtrinë kombëtare për të çliruar territoret në veri të vendit, të cilat janë të pushtuara nga islamikët e armatosur.
Në muajin tetor kryeministri malez, Cheikh Modibo Diarra u kërkoi perëndimorëve të ndërhyjnë ushtarakisht në Mali duke dërguar avionë luftarakë dhe forca speciale në mbështetje të trupave afrikano-perëndimore të Komunitetit të Shteteve të Afrikës Perëndimore.