Në konferencën e përbashkët me Kancelaren Angela Merkel e cila vizitoi këtë të martë Tiranën, kryeministri i Shqipërisë, në krah të saj foli edhe për “Ballkanin e Hapur” (Open Balkan), një nismë aq shumë e kritikuar edhe nga Kosova.

Kjo nismë tha Rama është “pjellë e Procesit të Berlinit”.

Duke iu përgjigjur kritikave që vijnë nga Kosova, Rama foli për ‘teori konspiracioni’ dhe tha se deklaratat që bëhen për këtë nismë rajonale si “të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra”.

“Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Gjëja e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”, theksoi Rama