Një operacion i madh antidrogë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Modena.

Policia italiane, me urdhër të Prokurorisë, po zbaton urdhrat e gjyqtarit hetues të Gjykatës së Modenës, ndaj 18 personave me kombësi italiane, shqiptare, tuniziane, marokene dhe kubaneze, të gjithë të dyshuar për veprën penale të vazhdueshme të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës.

Gjatë gjithë hetimit, i cili filloi në shtator 2020, u hetuan 22 persona të tjerë, nga të cilët 17 u arrestuan, u sekuestruan mbi 8 kilogramë drogë përfshirë kokainë, heroinë, marihjanë, kërpudha halucinogjene, LSD dhe DAB, një armë, municion të kalibrave të ndryshëm 18 mijë euro cash etj.