Policia italiane arrestoi 79 persona në një operacion të madh që synonte Ndrangheta-n, grupin më të fuqishëm të krimit të organizuar në vend, thanë autoritetet të martën.

Operacioni u zhvillua në Reggio Calabria synonte klanet De Stefano, Tegano dhe Condello, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Autoritetet thanë se 73 prej të arrestuarve u dërguan në burg, ndërsa gjashtë u vunë në arrest shtëpiak.

Të dyshuarit përballen me akuza që përfshijnë grupe kriminale mafioze, trafik droge, zhvatje, grabitje dhe posedim e mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Hetuesit thanë se operacioni zbuloi aktivitetet e dyshuara ekonomike të klaneve, duke filluar nga trafikimi i drogës deri te zhvatja e tregtarëve dhe pronarëve të bizneseve.

Më shumë se 500 oficerë të Policisë Shtetërore dhe Karabinierëve morën pjesë në operacion.

Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin në një postim në X.

“Një goditje shumë e rëndë për “Ndranghetën” nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut të Reggio Calabria, me mbi 500 agjentë të Policisë së Shtetit dhe Karabinierëve në operacionin e madh që çoi në arrestimin e 79 personave. Faleminderit atyre që mbrojnë ligjshmërinë çdo ditë me guxim dhe profesionalizëm. Shteti nuk përkulet. Lufta kundër mafias është dhe do të vazhdojë të jetë prioritet kryesor i qeverisë”, tha Meloni.

Sipas Interpolit, ‘Ndrangheta e ka origjinën në rajonin jugor italian të Kalabrisë, por është zgjeruar në më shumë se 84 vende.