Arrest me burg është masa që GJKKO ka dhënë për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

Në burg është lënë: Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Nerim Çela, Besnik Brokeri, Kyrylo Ponomarenko, dhe Kostiantyn Biellon.

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Ata u kapën teksa ishin duke trafikuar drogë.

Në një konferencë për mediat, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomoneje, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin.

Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotikeTrafikantët e drogës që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.