Njoftimi i Policisë:
“Vijon operacioni i koduar “Fugitive”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Spanjë, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.
Si rezultat i punës operacionale të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “Fugitive”.
Gjatë kësaj faze, u kap në Gjirokastër dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. B., 43 vjeç.
Gjykata e Sabadellit, Spanjë, në muajin qershor 2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Spanjë.”





