Deputetët e opozitës kanë bllokuar këtë mëngjes sallën e Kuvendit, me qëllim të mos lejojnë zhvillimin e seancës parlamentare.

Deputeti Gazment Bardhi ka bllokuar vendin ku ulen ministrat, ndërkohë që janë përmbysur karriget e tyre.

Veprimet bllokuese të disa deputetëve të Partisë Demokratike udhëhiqen nga Bardhi.