• Pas gati 6 muajsh jashtë sallës së Parlamentit, deputetët e opozitës zunë vendet e tyre sot në sallë. Seanca nisi me më shumë se dy orë minuta vonesë për shkak se palët nuk gjenin konsensus për rendin e ditës.

24 dhjetor 2014 –  Kryetari i i Kuvendit Ilir Meta e nisi seancën pa pritur mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike duke nisur me rendin normal të ditës. Deputetët demokratë hynë së bashku në sallën e  kuvendit ndërsa kolegët socialistë nuk i kanë kursyer “urimet”.

Kryetari i grupit Parlamentar Edi Paloka tha në një fjalë të mbajtur se kjo nuk do të thoshte arritje të paqes me qeverinë. Sipas tij ky është një shans që po i jepet qeverisë të tregojë seriozitet. Paloka hodhi poshtë edhe zërat se opozita u favorizua për të mos djegur mandatet e deputetëve te saj.

Historia

Partia Demokratike u largua nga Kuvendi pas një incidenti në ambientet e Kuvendit ku deputetët Arbën Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën deputetin demokrat Gent Strazimiri më 27 maj të këtij viti. Ndaj këtyre deputetëve u morr masë përjashtimi nga kuvendi për 1 muaj. Demokratët ngritën padi në prokurori ndërsa çështja është aktualisht në Gjykatën e Lartë. Ky u konsiderua një akt i papranueshëm nga opozita e cila kërkoi dekriminalizim të Kuvendit. Pas lobimit edhe tek partnerët ndërkombëtarë, fjala “dekriminalizim” hyri në fjalorin e ambasadorëve dhe të dërguarve të tyre.

 Negociatat

Negociatat për zgjidhjen e krizës nisën zyrtarisht me caktimin nga Parlamenti Europian i dy negociatorëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckensein. Ata erdhën në Tiranë njëri pas tjetrit dhe morën takime me përfaqësuesit e klasës politike. Kukan dhe Fleckestein publikuan/lapsi.al/ të martën një rezolutë e cila mori miratimin e të dyja palëve. Mbi bazën e këtij drafti u hartua edhe rezoluta që miratoi Kuvendi.