Deputetja e PD-së, Ori Nebiaj, gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, duket se i doli kundër Lulzim Bashës, duke votuar pro grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në amendamentin e propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale, Nebiaj votoi pro.

Teksa kryetarja e Kuvendit hodhi në votim amendamentit e Enkeljd Alibeajt, kartoni i Nebiajt ishte jeshil, por pas rrëzimit të amendamentit për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.

Amendamenti i propozuar nga Bardhi për projektligjin e amnistisë penale, u miratua me 111 vota pro. Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.

Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj. Nga radhët e Bashës, edhe deputetja Eralda Tase Bano votoi pro amendamentit të Bardhit.