27-vjeçari me inicialet M.M pasi është ndaluar në Rrugën e Dajtit, nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurisë dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Siç shihet nga pamjet e mundësuara prej Policisë, shfaqet një kartëmonedhë prej 200 eurosh, të cilën 27-vjeçari ua ka ofruar punonjësve të policisë për shmangien e ndëshkimeve.

Njoftimi i Policisë: Policia Rrugore Tiranë

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Shkon në 71 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.