Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, pranë një automjeti të parkuar përbri zyrave të Partisë Demokratike.
Një automjet tip “Renault” me targa AA 301 ZZ, në pronësi të shtetasit A.C., ka shpërthyer duke pësuar dëmtime të lehta në pjesën e parme të tij. Po ashtu ka pësuar dëme të vogla materiale edhe një mjet tjetër tip “Ford” i parkuar pranë.
Ngjarja është dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit nga banorët e lagjjes në qendër të Durrësit.
Policia dhe ekspertët janë në vendngjarje menjëherë ndërsa po bëhet ekspertimi se çfarë mund ta ketë shkaktuar shpërthimin, ndërsa paraprakisht dyshohet se i ishte vendosur një sasi lënde eksplozive.