Policia spanjolle ka publikuar videon nga momenti i nxjerrjes nga muri i trupit të shqiptares Sibora Gagani, e cila ishte vrarë nga ish-prattneri i saj Gaio Romeos, i cili pasi e kishte djegur trupin me acid e kishte murosur në një apartamenti në Torremolinos, pranë Malaga-s, në vitin 2014.

Gruaja ishte shpërngulur në Spanjë së bashku me të fejuarin e saj të atëhershëm Romeo, por papritur i kishin humbur gjurmët.

Sipas mediave spanjolle, Romeo i futur në qoshe, pasi ka parë foton e ish-të dashurës së tij në komisariatin ku ishte marrë në pyetje, ka rrëfyer se e kishte vrarë.