Kryesocialisti Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik.
Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës.
Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës, por mësohet se i është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.
Ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS-së Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.