Ish-sportisti italian, Antonio Rosi, shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar gjatë zhvillimit të një turneu. 52-vjeçari, fitues i pesë medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.

E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026. Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij.

“Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani”, tha Rosi duke qetësuar tifozët italiane.