Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Linz të Austrisë, pasi një shqiptar ka shkaktuar panik në një kopsht fëmijësh.

35-vjeçari nga Kosova, me një pistoletë në dorë iu drejtua kopshtit të fëmijëve pasi kërkonte partberen e tij.

Mediat austriake raportojnë se kosovari goditi me thikë partneren, nënë e dy fëmijëve, duke e plagosur rëndë.

Policia vendase tregon se pati edhe një të shtënë, por për fat të mirë pa dëme.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 35-vjeçari mori makinën e partneres së tij duke u arratisur. Policia shkoi menjëherë në kopsht, në të cilin ndodheshin dhe vetë fëmijët e kosovarit, por ai nuk është kapur ende.