Një burrë është arrestuar pasi u përplas me makinë jashtë derës së zyrës së Kryeministrit britanike, ose siç quhet ndryshe ‘Downing Street’.

Policia britanike tha se ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm.

Nuk ka raportime për të lënduar dhe hetimet janë duke vazhduar. Policia ngriti një kordon ndërsa oficerët me qen nuhatës u panë jashtë portave. Dëshmitarët panë një burrë duke u larguar nga policia.

Pamjet e makinës tregojnë se ajo i afrohet hyrjes kryesore të Downing Street, shtëpia e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe familjes së tij.