Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shtuar shqetësimet e të gjithëve.

Qytetarët në një plazh të Greqisë janë frikësuar, pasi kanë parë një dron në bregdet, duke menduar se ishte  hedhur nga Irani.

Por në fakt ai rezultoi të ishte një objektiv ajror  i përdorur nga poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve dhe është hedhur në det.

Sipas mediave greke, ai është një objektiv ajror joaktiv dhe i padëmshëm.

Pas kësaj ngjarje janë njoftuar organet kompetente, ndërsa nga ekzaminimet e para vlerësohet se droni ka qenë në det prej disa kohësh, pasi në shumë pjesë të tij kishte shenja ndryshku.