Panik dhe frikë për 90 pasagjerët e avionit të “Blu Panorama”. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas.

Sipas burimeve tw aeroportit pasagjerët do tw mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër drejt destinacionit të tyre, por nuk dihet nëse me të njejtin avion apo jo.