Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, doli sot në një konferencë për gazetarët, ku analizoi humbjen e djeshme ndaj Norvegjisë dhe formën e dobët të ekipit Kombëtar.

Veç të tjerave, italiani u pyet edhe për akuzat në Kosovë.

“Nuk më takon mua ti përgjigjem këtyre gjërave. Kemi qenë në të njëjtin restorant me përfaqësuesit e Kosovës, nuk e di nëse ata ia paguan faturën Zhegrovës, unë po (qesh). Unë kam folur më parë me lojtarin (Zhegrovën). Nuk kam asgjë kundër Kosovës, respekt maksimal. I uroj një fat të mirë aty ku ka shkuar, na tha më parë se do vijë por nuk erdhi. Çështje është e mbyllur”, u shpreh Panuçi.