Nga Soren Dedja Njala
E kush do ta mendonte qe nje dreq Virusi i stisur apo jo, nuk do ti gjendej kura dhe as vaksina, ne vitin kur teknologjia dhe shkenca prentedohet qe kane arritur majat. Valle a eshte nje e vertete e hidhur ne shekullin e XXI!? Miliarda Euro e Dollare te hedhura per armatime e baza ushtarake, miliarda te hedhura ne teknologji, raketa, anije kozmike, sisteme sigurie, smartphona dhe Bota sot ndodhet para faktit qe per Covid 19 nuk ka akoma nje studim konkret dhe te miratuar per kurimin e kesaj semundje, kurse prodhimi i vaksines duket shume i larget.
Ndoshta eshte nje virus i sajuar, ndoshta eshte nje “loje” e piset e super fuqive per te spastruar moshen e trete apo per te vene nje rend te ri boteror, por ne vendin tone nuk do ta marim vesh kurre, sepse ne fatkeqesisht jemi bishti kavallit ku akoma ne shek XXI uji na vjen me orar dhe akoma nuk kemi zgjidhur problemin e reformes zgjedhore
Te te thone je pozitiv, por ilace fikse per ty nuk ka. Futi nje aspirine ose paracetamol dhe prit 14 diteshin qe te sherohesh. Dmth mjekesia boterore paska ngeluar tek Aspirina?!?
Ne fillim te Marsit sinqerisht nuk e besoja, por duke qene se familjarisht u gjendem ne balle te “betejes” kunder Covid – 19 e vertetuam dita dites, qe legjenda urbane ishte nje realitet i hidhur dhe i vertete. Gjate ketyre 4 muajve kam komunikuar ne telefon me shume njerez qe u preken nga ky virus, disa dhe kolege e miq te afert, disa e kaluan lehte dhe disa te tjere me simptoma me te renda. Ka nga ato qe akoma nuk e kane mare veten edhe pas 14 diteshit te famshem dhe vazhdojne marin nje mal me ilace cdo dite sepse i ka lene pasoja virusi …
Ndoshta eshte thjesht nje grip ose viroze sic e cilesojne skeptiket, por ja qe ky “grip” varet se si te kap. Mbi 80 % e moshes se re e ka kaluar lehte ose pa simptoma, por ama ato me te vjetrit dhe ato me semundje shoqeruese i ka keputur fare e disave i ka sjelle dhe vdekjen fatkeqesisht. Para nje jave percollem per ne banesen e fundit nje baba, nje gjysh te mrekullushem, nje qytetar model i cili u prek nga ky Virus i pabese. E nuk kishte gje me te trishte, te mos i japesh lamtumiren e fundit babait me nje puthje apo prekje, sepse trupi i pajete sillej direkt nga spitali infektiv per ne varreza. Nuk kishte gje me te trishte mos ti shtrengoje doren apo ti jepje nje perqafim familjareve per ti dhene kurajo e ngushellim. Prandaj duhet Kujdesi maksimal, per te ruajtur njerezit e afert, prinderit, gjysherit dhe ato persona me semundje shoqeruese nga ky virus i pabese.
Sot te prekesh me Covid nuk eshte turp ta thuash sepse parandalon perhapjen, nuk eshte as zgjebe dhe as semundja e Hiv Aids, por nje virus i perhapur ne te 4 anet e botes qe po ben kerdine. Ndoshta ndonjehere njeriu duhet te besoje ne fjalet e shenjta sepse ato jane te verteta. Gjyshja ime e ndjere me thonte gjithmone: ZOTI thote – Ruaju, qe te te ruaj une. E pra nuk ka asnje gje te keqe apo te pamundur te ruhemi dhe te bejme pak kujdes. Me ardhjen e vjeshtes ndoshta “superfuqite” me “lojen” e tyre te piset mund te thone qe Virusin e mundem apo i gjetem kuren, por mund te ndodhi qe Virusin ta kemi perseri mes nesh pa ditur gje.
Ne shqiptareve na pelqen shpirti i kundershtimit, na pelqen rremuja, mos bindja etj. Me te vertete shume masa te qeverise mund te duken drastike apo te pakuptimta por keto jane kapacitetet tona. Me mire te parandalosh se sa te dali situata jashte kontrollit nga nje dicka e panjohur qe po gjunjezon dhe fuqite boterore. Gabime ka plot, mungese ne kapacitete po ashtu, por secili nga Ne po te tregoje pak Kujdes mund te jape nje ndihme te madhe ne kete “beteje”. Ne e kemi treguar veten gjate gjithe periudhes se pandemise qe “vdesim nje çik” ti thyejme rregullat dhe mos ti zbatojme ato. E pra Virusin apo Viruset e tjere do ti kemi mes nesh per shume kohe te gjate, keshtu qe e vetjma menyre per te parandaluar eshte Kujdesi!
Maske, higjenizim dhe distacim social aty ku duhen … pse jo dhe nje teke raki balli kazonit me ca hurdha (shaka kjo) Vetem KUJDES asgje me shume!