Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.

Sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 4 ballë.