Sipas Meteoalb, vendi sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore pritet të ketë edhe reshje.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 33°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.