Sipas MeteoAlb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët por pa reshje.

Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 27°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.