Sipas Meteoalb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët por pa reshje.

Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë në vlerat minimale ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 28°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.