1 maj 2013
Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbizotërojë mot i kthjellët dhe kalime vranësirash të pakta në orët e mesditës në vendet malore.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë C.
NË VENDET E ULËTA:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 33 gradë C.
NË BREGDET:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 18 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 32 gradë C.
2 maj 2013
Gjatë kësaj dite, si rezultat i dobësimit të fushës me presion atmosferik të lartë, pritet të mbizotërojë mot me kthjellime dhe vranësira te çrregullta në zonat malore të vendit gjatë pasdites ku priten edhe shira lokale.
Era do të fryjë e lehte, deri 15 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë C.
NË VENDET E ULËTA:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 18 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë C.
NË BREGDET:
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 19 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 30 gradë C.
3-6 maj 2013
Mbi vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të ndikojë kryesisht periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët me aktivitet të dobët. Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore, ku gjatë orëve të drekës do të shoqërohen edhe me shira lokale.
Temperaturat maksimale do të luhaten:
Në vendet malore nga 19-21 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 25-28 gradë.
Temperaturat minimale do të luhaten:
Në vendet malore nga 10-12 deri, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 14 deri ne 17 gradë.
Era do të fryjë e lehtë ne përgjithësi nga veri-perëndimi.
Sipas departamentit të klimës dhe mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (UPT)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





