15 janar 2014 – Një rrjet i gjerë hajdutësh me bazë në Paris është shkatërruar nga Europol, ndërsa drejtoheshin nga një shqiptar dhe një rumun. Mësohet se banda grabiste banesat gjatë natës dhe dyshohet se vepronte në shumë vende të Evropës. Forcat e policisë kanë vënë në pranga dy kryetarët e saj, një shqiptar dhe një rumun. Të njëjtat burime shtojnë se baza e kësaj bande ishte në Paris, ndërsa u arrestuan 15 persona dhe u sekuestruan 60 mijë euro në banesa të ndryshme, ndërsa të gjitha i përkisnin bandës. Europoli ka nënvizuar se banda vepronte në qytetet afër Parisit dhe i trafikonte sendet e vjedhura tek shqiptarët në të gjithë kontinentin, duke përdorur makina të vjedhura dhe dukumenta fallco. Me rreth 280 anëtarë, rrjeti ishte i ndarë në tre grupe që pozicionoheshin pranë daljeve të autostradave, para se të dërgonin njerëzit e tyre në aksion. Citohet më tej se hetimet filluan në dhjetor të 2012, pas arrestimit të një shtetasi shqiptar, i kapur duke vjedhur në një banesë në qytetin francez të Reims. Në bazë të hetimit, sendet e vjedhura u dërgoheshin shqiptarëve, të cilët kishin biznese të ligjshme në kryeqytete të ndryshme evropine.
Paris : Shkatërrohet banda e grabitësve, kapo banda shqiptar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tentativa e sulmit me dron në Leipzig, identifikohen dy persona të dyshuar! BE dhe NATO zotohen të rrisin presionin ndaj Rusisë
Zbulohet kujt do i kalojë tek Argjentina fanella legjendare e Mesit me numrin 10
I mituri shpërtheu në lot pas tensioneve te Komisariat nr 3, gazetari: Nuk kishte asnjë akt dhune nga protestuesit! Fëmija u terrorizua
Uji i pijshëm i ndotur në Fushë-Arrëz/ Rreth 120 banorë paraqiten në spital me shenja helmimi





