Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas disa të shtënave jashtë një supermarket në periferi të Parisit.
Autori i sulmit është një 60-vjeçar që pasi ka plagosur rëndë dy persona, një 57 vjeç dhe tjetri 73, është arratisur dhe është kapur më pas në shtëpi, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e reparteve speciale të policisë.
Autori u arrestua në fund. Mediat franceze raportojnë se ngjarja erdhi pas një sherri të karakterit personal.





