Parlamenti voton shkarkimet e 4 ministrave dhe emërimin e 4 ministrave të rinj.

Emërimi i Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm  u miratua me 76 vota pro
Shkarkimi i Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm u miratua me 75 vota

Emërimi i Eduard Shalsit  si ministër i Çështjeve Vendore u miratua me 76 vota pro
Shkarkimi i Bledi Çuçit u bë me 78 vota pro asnjë kundër, asnjë abstenim  

Emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë u miratua me 79 vota pro
Shkarkimi i Ilir Beqajt si ministër i Shëndetësisë u miratua me 78 vota pro

U hodh dhe një herë në votim dekreti për shkarkimin e ministrit Blendi Klosi dhe emërimin i Olta Xhaçkas pas tërheqjes së vëmendjes nga kreu i grupit PS-së sepse në Kuvend nuk ishin të gjithë deputetët. Herën e parë shkarkimi i Blendit Klosit mori 70 vota pro dhe 2 kundër.

Emërimi i Olta Xhaçka si ministre e Mireqenies Sociale dhe Rinisë u miratua me 79 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim Shkarkimi i Blendi Klosit si ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë u miratua me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Në seancën e votimit nuk ishte as kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe as ministrat e LSI-së.