Partizani u eliminua në fazën play-off të Ligës së Konferencës nga Astana.

“Të kuqtë” barazuan në “Elbasan Arena” 1-1, ndërsa u mundën nga kazakët 1-0 në transfertë.

Ekipi i Zekiç e gjeti golin në minutën e 25 falë Bintsukas.

Por kryeqytetasit u befasuan në nisje të pjesës së dytë nga Tomasov dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Edhe Struga nuk u kualifikua.  Kampionia e Maqedonisë së Veriut u mund edhe në takimin e kthimit kundër Breida-blikut 1:0.

Skuadra e vetme shqiptare që do të luajë në këtë sezon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës është Ballkani. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja u mund nga Bate Borisov 1-0, por triumfoi falë fitores 4-1 në Prishtinë. Hera e dytë radhazi për ekipin kosovar që e arrin kualifikimin në Ligën e Konferencës.