Seanca paraprake ndaj kryedemokratit Sali Berisha është shtyrë më 20 Janar në orën 10:00. Pritet të shohim nëse dosja ndaj tij do të kalojë për gjykim ose jo, pasi ish-kryeministri po përballet me këtë proces gjyqësor për më shumë se një vit.

Berisha u paraqit këtë të Hënë në ambientet e SPAK pas vendimit të Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, kryetari i PD-së duhet të paraqitet të Hënën e parë dhe të tretë të muajit.