Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim për ekzekutimin e parë me vdekje të një personi në nivel federal pas plot 17 vitesh.
Daniel Luis Lee, i dënuar për vrasjen e një çifti në Arkansas është ekzekutuar me një dozë të pentobarbital, një qetësues i fortë vdekjeprurës.
Gjykata ka vendosur me shumicë të ngushtë, pesë vota pro dhe katër kundër për rivendosjen e ekzekutimit me vdekje.
Dy ekzekutime të tjera janë planifikuar për këtë javë, dhe një tjetër është planifikuar për në gusht.
Ekzekutimi i fundit sipas ligjit federal në Shtetet e Bashkuara ndodhi në 2003.