Ervis Gjoshi është emëruar Drejtori i ri i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH). Ai zëvendëson Arben Carën, i cili dha pak ditë më parë dorëheqjen nga ky post.
Gjoshi u prezantua në këtë post nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili vlerësoi eksperiencën e tij në strukturat e policisë.
Gjoshi ka shërbyer si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa më herët ka drejtuar komisariatin në Dibër.
“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, tha Lamallari.





