Pasi u largua me votat e publikut nga Ferma VIP, gazetari Visar Dermaku i njohur si Gani Gërmia është përballur me një sfidë jo fortë të lehtë, pasi një familjar i tij është ndarë nga jeta.

Lajmin për humbjen e të afërmit të tij e dha vetë gazetari me anë të një story në Instagram, teksa shprehte dhimbjen dhe keqardhjen e madhe për këtë fatkeqësi.

POSTIMI I GANIUT

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të hallës sime, Arditit, i cili për vite me radhë përballoi sfida të rënda

shëndetësore me durim dhe forcë të jashtëzakonshme.

Edhe pse i privuar nga lëvizja, Arditi ishte shembull i shpirtit të fortë dhe i një zemre të madhe që rrezatonte dashuri dhe qetësi.

Zoti ia lehtësoftë rrugën drejt përjetësisë dhe e shpërbleftë për vuajtjet e jetës tokësore.

Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe u prekën nga jeta e tij.”