Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit të portit të Durrësit, është emëruar edhe zëvendësi i tij, Agron Tare, i njohur ndryshe dhe me emrin Genti.

Agron Tare nuk është një emër i panjohur, pasi ai ka pasur së fundi detyrën e rëndësishme si konsull i Shqipërisë në Stamboll. Njëherësh ai është vëllai i Igli dhe Auron Tares, njëri drejtor teknik i Lazios, dhe tjetri drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Afrim Bakaj u shkarkua me vendim te ministres së re të Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe me emërim po nga ministrja, u zgjodh Genti Tare.