Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht.

Gjatë mesditës priten shtim të vranësirave në lindje dhe në juglindje të vendit.

Meteorologët parashikojnë ulje të temperaturave me 4-5 gradë gjatë fundjavës.

Meteorologët parashikojnë se pjesa e dytë e muajit gusht nuk do të ketë temperatura mbi 40 gradë, pro do jenë më afër vlerave tipike të muajit, 35-36 gradë Celsius.