Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan protestën nëpër rrugët e Tiranës.
Protestuesit marshuan fillimisht drejt selisë së Partisë Socialiste, ku forca të shumta policie kishin rrethuar godinën.
Më pas ata u drejtuan te zona e njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për pak minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
Më tej, protestuesit vijuan lëvizjen në drejtim të zonës së Ushtarit të Panjohur, ku u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, në shenjë proteste.
Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestës së mbrëmjes.





