Pas vdekjes së Alexei Navalnyt, Ministria e jashtme e Gjermanisë ka thirrur ambasadorin e Rusisë në Berlin.

Masa vjen vetëm disa orë pasi Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ministrat do të “inicojnë masa të mëtejshme sanksionesh” kundër Moskës në përgjigje të vdekjes së Navalny.

“Një takim do të zhvillohet sot në Berlin me ambasadorin rus,” tha zëdhënësi i ministrisë në një konferencë për shtyp.