Policia e Fierit ka ndaluar një inxhinier dhe një sipërmarrës të një firme ndërtimi, pasi nuk kanë marrë masat e duhura për sigurimin teknik të punonjësve. Ndalimi u bë pas vdekjes së një punëtori në një firmë ndërtimi, i cili u rrëzua nga skela.

U arrestuan Bledar Profka, 35 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, me detyrë inxhinier i ndërtimit që ka në kontroll punimet dhe Agron Ramaj, 48 vjeç, me detyrë sipërmarrës të lyerjes së fasadave të pallateve në Bashkinë Fier.” Ata akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datën 24.09.2016, në lagjen “Liri”, është rrëzuar nga skela punëtori E.Gj., 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier, i cili ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë si pasojë e plagëve të marra.