TIRANE– Shtetësia shqiptare do të merret automatikisht nga të gjithë fëmijët e atyre shqiptarëve që kanë lindur në vendet e zonës “Shengen”, por edhe nga ata që jetojnë në ato vende ku nuk ka regjim vizash. Duke ju përgjigjur ankesave të shumta të qytetarëve shqiptarë, fëmijët e të cilëve kanë lindur dhe jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur ta përfitojnë shtetësinë shqiptare, kreu i Qeverisë propozoi miratimin sa më shpejt të një vendimi.
"Fitojnë të drejtën e shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarët që kanë marrë shtetësi, që jetojnë në vendet e zonës ‘Shengen’ dhe vendet që zona ‘Shengen’ nuk ka viza. Me vendim qeverie, për interesa kombëtare, shtetësia shqiptare do t’u japë sipas dëshirës së tyre, me aplikim, të gjithë qytetarëve me origjinë ose kombësi shqiptare, me dokumente të rregullta në vendet e zonës ‘Shengen’, në SHBA dhe vende të tjetra me lëvizje të lirë pa viza në zonën ‘Shengen’.
Për qytetarët kosovarë, kjo çështje duhet të zgjidhet mbi bazën e marrëveshjes me qeverinë e këtij vendi dhe ky proces nuk mund të cenojë liberalizimin e vizave të Kosovës me Bashkimin Europian. Duke qenë se Shqipëria është para zgjedhjeve dhe listat dhe infrastruktura zgjedhore për vitin 2013 tashmë janë të përfunduara, e drejta e votës për këta qytetarë do të hyjë në fuqi pas amendimit konsensual të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e tjera, pas qershorit 2013",- tha Berisha. Kryeministri urdhëroi që deri të shtunën të gjithë ministrat të bëjnë publik numrat e tyre të telefonit.
Marrë nga Shekulli Online