ANGLI, 25 shkurt 2013 – Pasardhësit e Mbretit të Anglisë, Richard III, eshtrat e të cilit u gjetën në shtator të vitit 2012 në Leicester, publikuan një deklaratë, në të cilën kërkojnë varrosjen e paraardhësit të tyre në York.

Kërkesën e vet pasardhësit e tij e argumentuan me vullnetin e vetë mbretit nga Dinastia e Jorkëve, e cila ka sunduar në shekullin XV. "Ne supozojmë se Mbreti Richard kur ishte ende gjallë ka dashur pikërisht një varrim të tillë", – thuhet në deklaratë.

Aktualisht mbretin Richard III kanë ndërmend ta varrosin në Katedralen e Leicesterit, pasi pikërisht në këtë qytet eshtrat e tij janë prehur në paqe përgjatë pesë shekujve.