Durrës, 20 shtator 2014– Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 20 shtator 2014.

Gazeta “Sot” ka si titull kryesor: “Lulzim Basha nën hetim për vrasjet e 21 Janarit, prokuroria i kërkon policisë analizën e veprimeve, dosja drejt gjykatës”

Tituj të tjerë: “Merr fund rrumpalla në drejtësi, nis procedura e shkarkimit për gardianët e Sali Berishës në KLD, 39 firma për largimin e Çefës dhe Lelçajt”

“Nishani bllokon guvernatorin nga jashtë pas vizitës së Arvizu, presidenti nën presionin e Berishës, paralajmëron ngërç në Bankën e Shqipërisë”

“Nuk i lejoi të grabisnin pronat tek Plazhi i Gjeneralit, Bujar Nishani refuzon kthimin në gjyqësor të Tunxh Vatnikajt, Berisha e shkarkoi në 2009”

E përditshmja “Mapo” e cila sot del me edicionin e fundjavës, ka si argument kryesor “Shqipëria mes dy Papëve, nga Vojtila tek Françesku”.

“Mapo” publikon dhe shkrimin “Beteja Rama-Nishani që mund ta lërë Bankën pa guvernator”.

Te kjo gazetë gjenden edhe opinione nga Artur Zheji dhe Agim Nesho.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor, “Ndryshon statuti i PD-së, Basha bëhet i pathyeshëm”.

Kjo gazetë publikon edhe një intervistë me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me titullin “Mirëse vjen Papa Françesku”.

Një tjetër shkrim është ai me titull “I burgosuri, gjobë fshatarit 100 milionë lekë se i kapi gruan”.

“Gazeta Shqiptare”çelet me titullin “Shpenzime te BSH, 120 mijë USD për kartolina”.

Kjo gazetë boton edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në OSBE: “Jo dhunës fizike në Parlament”.

Gazeta “Panorama” hapet me titull kryesor “Vrasja e kunatave në Durrës, nipi i masakroi për florinjtë”.

Në këtë të përditshme sot gjithashtu mund të lexohen opinione nga Preç Zogaj, etj.

Gazeta “Shqip” hapet me kryeartikullin “Pritja e Papës, blindohet Tirana”.

Gjithashtu në “Shqip” gjeni komentin nga Ylli Polovina, “Mos na shisni si popull intolerant”.

Gazeta e përditshme “Shqiptarja.com” ka si kryeartikull “Sherr në PD, kreu i Njësisë 4 rreh anëtarin në mbledhje”.

Në këtë të përditshme gjeni dhe satirë politike në Arben Duka si dhe një opinion nga Afrim Krasniqi, “Shqiptarët dhe mesazhet e vizitës së Papës”.